Politike

EMRAT/ 16 deputetët e pranishëm në mbledhjen me Alibeajn

Publikohet lista e emrave.

20 Mars 2023, 17:26 Nga F.M
EMRAT/ 16 deputetët e pranishëm në mbledhjen me Alibeajn
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- 16 deputetë janë prezentë në mbledhjen që po zhvillon Enkelejd Alibeaj. Mbledhja po mbahet tek zyrat e reja që ka marrë Alibeaj.

Të pranishëm janë: Eralda Tase Bane; Orjola Pampuri; Dhurata Çupi; Zheni Gjergji; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Kreshnik Collaku; Merita Bakiu; Enkelejd Alibeaj; Selaudin Jakupllari; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Lefter Gështenja; Andia Ulliri; Flamur Hoxha.

 Pritet që pas mbledhjes së sotme, Alibeaj të dalë në një deklaratë për mediat, për të zbuluar se cila është zgjedhja për lokalet e 14 majit, kur PD-ja e Sali Berishës ka refuzuar publikisht kërkesën e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë që Alibeaj e deputetët pranë tij bëjnë thirrje për bashkim, Berisha dhe Ilir Meta prezantojnë garues që do të kandidojnë nën siglën e koalicionit "Bashkë fitojmë!". Afati për koalicionet është 26 marsi, datë pas të cilës, listat konfirmohen nga KQZ dhe i hapet rruga edhe modelit të fletës së votimit.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll