Politike

Rama: Nga 20 prilli, çdo shqiptar mund të fluturojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pa viza

Rama shkruan se Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i radhës me të cilin Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje.

20 Mars 2023, 17:02 Nga F.M
Rama: Nga 20 prilli, çdo shqiptar mund të fluturojë drejt
Postimi i kryeministrit Edi Rama

TIRANË- Nga 20 prilli, çdo shqiptar do të mund të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas pasur nevojë për të marrë një vizë. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i radhës me të cilin Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje.

“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli,”- shkruan Rama krah një fotoje.

Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të këtij viti dhe lajmi u bë me dije nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo e fundit thase e njëjta procedurë është zhvilluar dhe me Kinën.

edi rama

Sondazh

Poll