Politike

"Berisha non-grata nga BE"/ Çfarë informacioni ka Balla? Kreu i grupit parlamentar i PS: Qëndrimi duhet të jetë i njëjtë me SHBA dhe Britaninë

Balla mendon se qëndrimi që ka mbajtur SHBA dhe Britania e Madhe për shpalljen non grata të Berishës, duhet të mbahet edhe nga BE.

20 Mars 2023, 11:07 Nga A.B
"Berisha non-grata nga BE"/ Çfarë informacioni ka Balla?
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për informacionet që kishte ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se ky i fundit mund të shpallet non grata nga BE. Balla tha se në deklaratën e bërë, iu është referuar prononcimit që ka dhënë presidentja e KE-së. Po ashtu, ai mendon se qëndrimi që ka mbajtur SHBA dhe Britania e Madhe për shpalljen non grata të Berishës, duhet të mbahet edhe nga BE.

Pyetja: Berisha non grata nga BE, çfarë informacioni keni ju?

Balla: Unë i jam referuar deklaratës së presidentes së KE në parlament, në fillim të shtatorit, kur zonja Von der leyen ka kërkuar që edhe BE të njehsojë masat e veta. Ju e dini se arsyeja e shpalljes non grata është korrupsion dhe minim i demokracisë, deklaratën e Borell e shoh me të njëjtën linjë. Fakti që je non grata, është fakt dhe për Britaninë e Madhe dhe për BE. Ka një proces për të bërë mekanizmin e sanksioneve, pyesni Borell kur mekanizmi të jetë vënë, mendoj se do jetë njësoj edhe në Britani. Qëndrimi i BE duhet të jetë i njëjtë me SHBA dhe Britaninë.

taulant balla

Sondazh

Poll