Politike

Takimi në Ohër, Majko: Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak

Majko shton se Presidenti i Serbisë kërkon shkatërrimin e paqes në rajon.

19 Mars 2023, 22:34 Nga F.M
Takimi në Ohër, Majko: Vuçiç ka bërë një
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko shkruan se Aleksandër Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak. Referuar takimit në Ohër, Majko shton se Presidenti i Serbisë kërkon shkatërrimin e paqes në rajon.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”- shkruan Majko.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

pandeli majko dialogu kosove-serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll