Politike

Celibashi: Regjistrohet koalicioni 'Bashkë Fitojmë' vetëm me 3 parti, Berisha jashtë

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane.

18 Mars 2023, 11:51 Nga I.A
Celibashi: Regjistrohet koalicioni 'Bashkë Fitojmë'
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit vetëm me 3 parti. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane. Ndërkohë që jashtë është lënë Partia Demokratike e Shqipërisë. Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për tu bërë pjesë e këtij koalicioni dhe se sigla PD-së së Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Celibashi: Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së që nuk kemi bërë asnjë marrëveshje…

Kaziaj: Ju që thoni ‘përfaqësuesi i PD’ ende nuk e keni regjistruar PD-në në zgjedhje.

Celibashi: Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

kqz

Sondazh

Poll