Ekonomi

Publikohet lista me 5 EMRAT e propozuar si anëtarë të bordit të INSTAT

Kamenica më herët është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Kokalari është këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

17 Mars 2023, 22:51 Nga F.M
Publikohet lista me 5 EMRAT e propozuar si anëtarë të bordit
INSTAT

TIRANË- Sot janë miratuar edhe pesë emrat që do t’i propozohen Kuvendit si anëtarë të bordit të Këshillit të Statistikave (INSTAT). Në mbledhjen e sotme të qeverisë bëhet me dije se është miratuar emri i Adrian Kamenicës, Elora Kokalari, Kozeta Sevrasni, Blendi Salaj dhe Edvin Zhllima. Kamenica më herët është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Kokalari është këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Propozimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI:

Propozimin Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:

a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;

ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;

d) Z. Blendi Salaj, përfaqësues i medias.

Vendimi i firmosur nga kryeministri, Edi Rama hyn në fuqi ditën e sotme.

bordi i instat

Sondazh

Poll