Politike

Belind Këlliçi sfidon Veliajn: Nxirr dokumentet dhe eja të përballim notat në shkollë! A ke studiuar vërtetë në Amerikë

Replikon pas akuzave të Veliajt.

17 Mars 2023, 22:25 Nga F.M
Belind Këlliçi sfidon Veliajn: Nxirr dokumentet dhe eja të
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati zyrtar i Opozitës Belind Këlliçi ka sfiduar kryebashkiakun Erion Veliaj që të përballen publikisht për rezultatet në shkolla. I ftuar në "RTSH", Këlliçi tha se është i gatshëm që të ballafaqojë të gjitha rezultatet me të. Madje ngriti pikëpyetjen për shkollën që kryebashkiaku Veliaj deklaron se ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"E ftoj publikisht Veliajn, të vijë të publikojë të gjitha kredencialet, tek emisioni juaj apo diku tjetër. E ftoj të bëjmë publike rezultatet duke nisur nga klasa e parë, gjimnazi apo dhe universitet. T'i bëjmë publike unë dhe ai dhe ta marrin vesh shqiptarët kush është Belind Këlliçi. Jam diplomuar si studenti me mesataren më të lartë në brezin tim, në gjimnaz kam pasur mesataren 9.7 dhe në fillore kam poasur mesataren 10. Të vijë të sjellë dhe dokumentet që ka thënë se ka bërë shkollë në Amerikë. Ka qenë në Amerikë apo ku ka qenë? Arsimimi im është një nga krenaritë më të mëdha që kam në jetë, kam marrë një bursë që shkon diku tek 100 mijë dollarë falë notave të mia dhe faktit që kam dalë kamion tenisi,"- tha Këlliçi.

Kjo replikë erdhi pas akuzave të hedhura ndaj Këlliçit dhe pretendimeve se ai nuk është diplomuar në shkollën e mesme 'Harry Fultz', siç edhe ka deklaruar në Amerikë, ku ka shkuar të studiojë. Këlliçi është përgjigjur edhe më herët për këtë gjë, ndërsa Veliaj u ka bërë thirrje mediave që tu drejtohen drejtorëve të shkollës për ta vërtetuar këtë gjë. 

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll