Politike

Këlliçi zbulon nismën e parë si kryebashkiak: Do ngre task forcë me ekspert gjerman, të hetojë dhe Belindin vetë

Sipas tij, kjo strukturë do të shërbejë për të bërë transparencë për përdorimin e taksave të qytetarëve.

17 Mars 2023, 22:20 Nga F.M
Këlliçi zbulon nismën e parë si kryebashkiak: Do ngre task
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati zyrtar i Opozitës për zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi ka deklaruar se transparenca për taksat e qytetarëve do të bëhet përmes një task force. I ftuar në “RTSH”, Këlliçi tha se synon të ngrejë një task forcë, ku pjesë do të jetë një ekspert gjerman. Sipas tij, kjo strukturë do të shërbejë për të bërë transparencë për përdorimin e taksave të qytetarëve.

“Po shoh mundësinë e ngritjes së një task-force të huaj. Te kem një ekspert gjerman, të bëjë transparencë për taksat e shqiptarëve, të hetojë dhe Belindin vetë. Të jetë një shembull i mirë që e kemi marrë nga Gjermania dhe Austria,”- tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll