Politike

Vlora Hyseni në krye të SHISH, Noka: Ka lidhje me serbët, ka plotësuar kriterin nr.1 për Ramën

Noka shton se Hyseni dyshohej për lidhje me Serbinë.

17 Mars 2023, 22:07 Nga F.M
Vlora Hyseni në krye të SHISH, Noka: Ka lidhje me serbët, ka
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se Shqipëria po vihet në rrezik për shkak të vendosjes së Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një postim në Facebook, Noka shton se Hyseni dyshohej për lidhje me Serbinë. Sipas Nokës, ky ka qenë kriteri numër një që duhet të plotësonte për të marrë këtë post me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Postimi:

Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH. Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.” Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.

flamur noka vlora hyseni vlora hyseni tek shish

Sondazh

Poll