Politike

Gazment Bardhi: Po punojmë për caktimin e kandidatëve për zgjedhje

Gazment Bardhi theksoi se zënkat brenda PD-së shkojnë në avantazh të maxhorancës.

17 Mars 2023, 21:59 Nga k.m.
Gazment Bardhi: Po punojmë për caktimin e kandidatëve për
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët më 14 maj, duke bërë edhe njëherë kërkesë që të dy PD-të të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Zonë e lirë", Bardhi theksoi se zënkat brenda PD-së shkojnë në avantazh të maxhorancës.

“Ajo që ne themi, të mos lëmë askënd jashtë. 14 maj nuk është betejë për të mundur Berishën, ose Berisha për të më mundur mua. Unë dhe secili nga kolegët e mi, kemi prej 4 muajdh që punojmë për të nxjerrë një kandidatë të përbashkët. Deri në atë moment, unë do bëj përpjekje që të kemi një kandidat, nëse duam t’ia dhurojmë zgjedhjet Edi Ramës, të vazhdojmë më këtë Alibasha etj etj. Do të marrim vendimet në kohë. Sa kohë ka një proces, që merr edhe dhjetë ditë, sepse dua të vazhdoj të punoj që të ketë një kandidat të përbashkët  në zgjedhje. Po punojmë dhe ky është interesi ynë,”- tha ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll