Politike

Berisha: Me Ballkanin e Hapur, Rama hapi kufijtë për Serbinë! Shqipëria furnizohet me qumësht pluhur, fermerët falimentojnë

Gjatë prezantimit të kandidatit të tij për zgjedhjet lokale, Berisha bëri thirrje për subvencionim ndaj fermerëve.

17 Mars 2023, 19:24 Nga F.M
Berisha: Me Ballkanin e Hapur, Rama hapi kufijtë për Serbinë!
Sali Berisha

VLORË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Ballkani i Hapur është një pojekt që dëmton prodhimet shqiptare. Në fjalën që mbajti në Vlorë gjatë prezantimit të kandidatit të tij për zgjedhjet lokale, Berisha bëri thirrje për subvencionim ndaj fermerëve. Ai tha se Shqipëria ushqehet me qumësht pluhur nga Serbia, ndërsa fermerët vendas po falimentojnë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Demokrate e demokratë e kemi një përgjegjësi të madhe ne dhe duhet ta njohim. Në rast se Edi Rama, në rast se kjo hajni mbi shqiptarët arriti këtu arriti, arriti edhe për fajin tonë, sepse bojkotuam zgjedhjet, i dorëzuam gjithë pushtetin. Atëherë në këmbë edhe për të korrigjuar gabimin tonë, edhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri edhë për të shpëtuar Vlorën dhe Shqipërinë. Kudo njeriu gjen politika shpopulluese. Shkoni në fshat, çfarë ndodh me fermerët tanë, falimentojnë njëri pas tjetrit. E bën ligjin për ti hequr taksat qumështit pluhur që vjen nga Serbia, fabrikat tona punojnë me qumësht pluhur, ne ushqehemi me qumësht pluhur, fermeri ynë ther lopën. Imputet bujqësore me çmime stratosferike. Nuk ja leverdis atij ta ushqejë lopën me bar, detyrohet ta therë.

Çfarë jep për bujqësinë? Jep 1/6 e asaj që jep Kosova, e asaj që jep Maqedonia, jep 1/10 e Serbisë. Prandaj ne jemi këtu jo vetëm 2-3 fishimin e rrogave dhe pensioneve, por një politikë e cila do të subvencionojë  çdo prodhim të fermerëve, një politikë e cila do të gjashtëfishojë subvencionimet për fermerët. Pse mos po i falim ne? Jo, askush nuk fal, por është e faktuar se për të gjithë ato që duan të zhvillojnë vendin e vet, është e faktuar se ato e kthejnë veten disa herë. Prandaj dhe japin subvencion 6-7 herë më shumë se ne. kurse ky me Ballkanin e Hapur, hapi me ato mashtrimet e tij, historinë e kamionit 1200-1100 vite hapi kufinjtë. Askush nuk i hap. Çdo vend mbron prodhimet e tij bujqësore, pa përjashtim, përveç Shqipërisë.  Ka vendosur sistemin e taksimit në bujqësi. Zero në blerje, 20% në shitje, në kundërshtim me ligjin. Po kjo nuk ndodh, çdo prodhues, përpunues në bujqësi ka leverdi të marrë importin dhe të mos ua blejë fshatarëve tanë. Nuk ka më armiqësi se kjo ndaj tyre.  Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka, sepse ky vend, po pakësohet, po tretet.

sali berisha

Sondazh

Poll