Politike

Rama propozon kreun e ri të SHISH, Gazment Bardhi: Është shkarkuar për “zbulim të informacioneve të klasifikuara”, merrni informacione

Kjo pasi dyshohet se ajo ka nxjerrë informacionet sekrete, ndaj dhe ka lënë detyrën...

17 Mars 2023, 16:07 Nga k.m.
Rama propozon kreun e ri të SHISH, Gazment Bardhi: Është
Gazment Bardhi

TIRANË- Propozimi i kryeministrit Edi Rama për Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka sjellë reagimet e para nga ana e Partisë Demokratike. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet e tij sociale "Facebook", deputeti Gazment Bardhi shkruan se presidenti, Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Kjo pasi dyshohet se ajo ka nxjerrë informacionet sekrete, ndaj dhe ka lënë detyrën...

"Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni. Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë. Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare,"-tha në fjalën e tij Gazment Bardhi.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.

gazment bardhi vlora hyseni tek shish

Sondazh

Poll