Politike

SHIK apo SHISH? Rama ngatërrohet me 'fjalët e veta', i paqartë se kë do "riformatojë"

E një resht më poshtë shkruan se do riformatimin e Shërbimit Inteligjent Shqiptar. E këtu ka të drejtë, sepse ashtu quhet institucioni që Hyseni potencialisht do të drejtojë: Shërbimin Informativ të Shtetit.

17 Mars 2023, 15:53 Nga k.m.
SHIK apo SHISH? Rama ngatërrohet me 'fjalët e veta', i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në zyrën e prsidentit të vendit, Bajram Begaj, e më pas i propozoi edhe një emër për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. E përzgjedhura është Vjosa Hyseni. Por ka pasur një paqartësi për postin që ka zgjedhur që Hyseni të ketë në institucionet shqiptare.

Në njoftimin që ka bërë për të treguar se çfarë ka diskutuar me presidentin, Rama thotë se numrit një të shtetit i propozoi Hysenin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar, pra SHIK. E një resht më poshtë shkruan se do riformatimin e Shërbimit Inteligjent Shqiptar. E këtu ka të drejtë, sepse ashtu quhet institucioni që Hyseni potencialisht do të drejtojë: Shërbimin Informativ të Shtetit.

"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar,"-shkruan Rama në postimin.

Në fakt, Shërbimi Informativ Kombëtar, ishte një agjenci shërbimi inteligjence e krijuar në vitin 1991 nga Kuvendi Popullor Shqiptar. Ishte pasardhësi i Sigurimit të shteteti, agjencisë famëkeqe të shërbimit sekret që shtypi disidencën antikomuniste gjatë qeverisë komuniste të viteve 1944-1991. Agjencia u pasua nga SHISH në 1997, e që nga ajo kohë njihen si SHISH.

Vetëm Rama duket se e ngatërron ende...ose kërkon ta rikthejë SHIK!

edi rama

Sondazh

Poll