Politike

Rama: Po shikojmë edhe pagën mesatare, skemë e re për gjithë rrogat

Bëhet fjalë për pagën mesatare dhe sipas tij po studiohet një skemë e re për të gjitha rrogat.

17 Mars 2023, 13:08 Nga A.B
Rama: Po shikojmë edhe pagën mesatare, skemë e re për
Edi Rama

TIRANË- Pas rritjes së pagës minimale në vlerën e 400 mijë Lekëve të tjera që hyn në fuqi nga muaji Prill, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër skemë për pagat. Kreu i Qeverisë tha se bëhet fjalë për pagën mesatare dhe sipas tij po studiohet një skemë e re për të gjitha rrogat.

Ne tani po shikojmë pagën mesatare sepse rritja e pagës minimale afron shumë. Do bëjmë një rritje ekuilibruese të pagave si fillim dhe po shikojmë një skemë të re të gjithë pagave në vijim. Është shumë e vështirë por është o bëhet o bëhet. Të njëjtën gjë ju bëj thirrje dhe besojeni këtë duhet ta bëni dhe ju, e gjthë sipërmarrja. Nuk luhet me punonjësit. Nuk luhet! Ka ikur ajo kohë. Sipërmarrjet që luajnë me punonjësit luajnë me fatin e tyre. Punonjësi është më i rëndësishëm se vetura e re, se jahti, se vila tjetër në det. Në qoftë se i do të gjitha këto tani, do ndodhi pikërisht ajo më ngordhi gomari tamam kur e mësova që të mos hajë”, deklaroi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll