Politike

Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se këto procedura Rama i ka përdorur, vetëm sepse Ahmetaj e ka kërcënuar. 

17 Mars 2023, 12:27 Nga I.A
Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka përdorur procedura të paligjshme kontrolli kundër deputetit Arben Ahmetaj. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se këto procedura Rama i ka përdorur, vetëm sepse Ahmetaj e ka kërcënuar. Po ashtu ia theksoi se Rama nuk ngurron të përdor çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare.  

"Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme. Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori. Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij. Ndaj duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai," tha Berisha.

sali berisha arben ahmetaj

Sondazh

Poll