Politike

"Kujton se po ia hedh shtetit"/ Rama: Sipërmarrja private jep paga minimale për të blerë vetë vila

Rama paralajmëroi se nëse sipërmarrjet vazhdojnë në këtë mënyrë, do të mbeten pa punëtorë.

17 Mars 2023, 11:54 Nga A.B
"Kujton se po ia hedh shtetit"/ Rama: Sipërmarrja private jep
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sipërmarrja private nuk do mashtrojë më punonjësit. Kreu i Qeverisë shtoi se marrja e sigurimeve shëndetësore e punonjësve për të blerë vila është mashtrim. Po ashtu, ai paralajmëroi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, do të mbeten pa punëtorë.

S’ka pagë minimale 40 mijë lekë në ndërtim. Nuk ekziston. Janë gënjeshtra që sipërmarrja kujton se ia hedh shtetit dhe kujton se duke ia marrë punonjësve sigurimet shoqërore e shëndetësore për të blerë vilën e gjashtë do e kenë të ardhmen e sigurt. Jo s’do e kenë se do mbeten pa punëtorë. Punëtorëve s’kanë nevojë për para veç për të blerë bukë por duan të ndihen të sigurtë për veten e familjen”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll