Politike

Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Enkelejd Alibeaj (DOKUMENTI)

Kjo deklaratë, ishte bërë një pengesë e madhe, aq sa rrezikonte regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

17 Mars 2023, 11:46 Nga A.B
Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj ka firmosur ditën e sotme deklaratën solemne, në cilësinë në kryetarit të komanduar të PD-së.

Mësohet se pasi Alibeaj ka firmosur dorëzimi në KQZ i dokumentacionit është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi ligjor i grupimit të rij, Indrit Sefa.

Kjo deklaratë, ishte bërë një pengesë e madhe, aq sa rrezikonte regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

enkelejd alibeaj

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll