17 Mars 2023, 10:54
Nga A.B
Marash Logu
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu deklaroi për mediat se Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin në lidhje me shkrirjen ose jo të Bordit të Karburanteve. Ai u shpreh se nëse nuk do të ketë një vendimarrje, do të shohin çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje.
Logu shtoi se Bordi është i paligjshëm dhe u shpreh besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shfuqizimin e tij, njëjtë si për Bordin e Ushqimeve.
"Mendoj se çdo qeveri e përgjegjshme përfshirë dhe Kuvendin për aq sa e ka këtë funksion të adresonte nëpërmjet masave të duhura, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve duke subvencionuar atë çmim të rritur të çmimeve. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin e saj. Mbetemi shpresë plotë që Gjykata do të respektojë atë standard që është vendosur më 22 shkurt të këtij viti.
Nuk kemi arsye të mendojmë që Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë këtë bord. Nëse nuk do të ketë një vendimarrje siç ne e presim do të shohim çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje”
Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca e dytë dëgjuese për Bordin e Transparencës për karburantet, pas padisë së bërë nga Partia Demokratike. Sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe brenda 1 muaji, do të jepet vendimi.
Pala paditëse, ajo e PD-së zyrtare, thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Për PD, bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun. Bordi u ngrit në kushtet e luftës në Ukrainë, në mars të 2022./Dosja.al
marash logu
Politike
17 Mars 2023, 10:32
I.A
Ministrja
TIRANË- Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes Edona Bilali ka treguar disa ndryshime që i është bvër&eum...
Politike
17 Mars 2023, 10:32
A.B
Vangjush Dako
TIRANË- Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në SPAK. Prokuroria e Posa&c...
Politike
17 Mars 2023, 10:27
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të jenë historike. Me an&...
Politike
17 Mars 2023, 10:18
A.B
Artur Bushi
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e...
Politike
17 Mars 2023, 08:56
I.A
Bled Koka dhe Taulant Balla
TIRANË- Gazetari Bledian Koka i ka përmendur deputetit Taulant Balla ish-këshilltarin e tij që ka ndik...
Politike
17 Mars 2023, 08:26
A.B
Edi Rama, Bajram Begaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin Bajram Begaj. Për gati 1 orë,...
Politike
16 Mars 2023, 23:24
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se SPAK duhet të nisë hetimet për is...
Politike
16 Mars 2023, 22:52
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se njerëz shumë afër me kryeministrin Edi Rama, shfaqen në një vi...
Politike
16 Mars 2023, 22:33
k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se grupimi tjetër i kësaj force politike po mb...
Politike
16 Mars 2023, 21:56
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura n...