Politike

VKM/ Bilali: Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e "Start-up", nomadët dixhital nuk do konsiderohen rezidentë tatimor

Sipas ndryshimeve për një vit ata që nuk punojnë në zyrë ose vende fikse kanë të drejtë të mos paguajnë rezidencë tatimore në vend.

17 Mars 2023, 10:32 Nga I.A
VKM/ Bilali: Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe
Ministrja

TIRANË- Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes Edona Bilali ka treguar disa ndryshime që i është bvërë ligjit të Start Up-eve. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Bilali tha se këtij ligji i janë shtuar dy ndryshime të reja që ndihmojnë në përshtatjen e punonjësve që punojnë nga shtëpia. Sipas ndryshimeve për një vit ata që nuk punojnë në zyrë ose vende fikse kanë të drejtë të mos paguajnë rezidencë tatimore në vend. Po ashtu Bibali u shpreh se shumë shpejt do të ketë një agjensi për Start Up-et.

"Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e start upeve, bëhet për efekt të përfshirjes e një koncepti, që njihet si punonjës të lëvizjes dixhitale, për punonjës që shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar në një vend fiks, por që lëvizin në të gjithë botën. Është një iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës. Në Shqipëri janë 100 nomadë që operojnë, ato nuk do konsiderohen rezidentë tatimor, do të kenë të drejtën që deri në 1 vit të punojnë nga Shqipëria për gjithë botën.  Start up Albania- 38% të përfituesve ishin të kthyer nga emigrimi, synojmë që këtë vit të rrisim eficencën e shpërndarjes së fondeve por dhe të shkurojmë kohën e disbursimit të granteve. Mendojmë se këto ndryshime do të përbëjnë ndryshim të radhës për këtë target grup," tha Bilali.

edona bilali

Sondazh

Poll