Politike

“Zot fali…”/ Bylykbashi komenton vendimin e KAS-it: As ata nuk e dinë çfarë kanë miratuar sot

Oerd Bylykbashi tha se e gjitha është përpjekje për të marrë me forcë diçka që nuk u takonte. 

16 Mars 2023, 22:33 Nga k.m.
“Zot fali…”/ Bylykbashi komenton vendimin e KAS-it: As ata
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se grupimi tjetër i kësaj force politike po mban peng shumicën dhe kandidatët që kanë dalë nga vota e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opionin", Bylybashi tha se e gjitha është përpjekje për të marrë me forcë diçka që nuk u takonte. 

Oerd Bylykbashi: Ajo që është e shtrembër në këtë histori është përpjekja për të mbajtur peng Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj që kanë dalë nga vota e anëtarëve dhe simpatizantëve. Pra, është një përpjekje për të mbajtur peng me diçka që të gjithë e dinë se është fiktive juridikisht, fiktive politikisht dhe fiktive në aspektin statusor. Arroganca ka qenë përshembull ajo e 8 Janarit, kur selia u blindua. Ajo është arrogancë. Ajo që është e përcaktuar në të gjitha nivelet e Kushtetutës, në demokraci është që shumica vendos, dhe sigurisht respekton pakicën.

Gjithashtu, Bylybbashi komentoi vendimin e KAS-it që njohu grupimin Alibeaj, duke thënë vetëm “Zot fali”. Por argumentimin nuk e ka lënë me aq, pasi shtoi se as KQZ nuk e di çfarë ka arritur të miratojë ditën e sotme.

“Nëse siç thotë KQZ, kryetari nënkryetar, i komanduar, as ata nuk kanë ditur ç’kanë arritur të miratojnë sot. Besoj e keni atë postimin e KQZ-së. Është një perlë, është shumë e bukur. Me kryetar nënkryetarin… Është një kaos saqë as KQZ nuk është në gjendje të kuptojë çka bërë. Zot fali se nuk kanë ditur ç’kanë bërë. Kjo është gati-gati trinia e pashenjtë atje.

Ne kemi përcaktuar kandidatët, do hyjmë në zgjedhje. Demokratët do të vijnë të votojnë kandidatët e demokratëve. Kushdo tjetër, një fraksion i partisë vendos edhe të ikë nga partia dhe të krijojë një parti tjetër. Në fakt i duhet Ramës kjo gjë. Kanë vendosur ta mbajnë peng PD-në dhe sigurisht më pas është sikur e japin, hajde kush do bëjë xhiro me këtë varkën,”- u shpreh Bylykbashi.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll