Politike

LSI është financuar nga para ruse? Kryemadhi: Do shkoj në SPAK, janë vlera qesharake...

Monika Kryemadhi u shpreh se artikulli që më pas u hoq ishte i rremë.

16 Mars 2023, 21:56 Nga k.m.
LSI është financuar nga para ruse? Kryemadhi: Do shkoj në SPAK,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga "Eu Reporter", që në një artikull të një dite më parë shprehej për para ruse, që financonin asokohe Lëvizjen Socialiste për Integrim. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se artikulli që më pas u hoq ishte i rremë.

Pjesë nga biseda në studio

Kryemadhi: Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro.

Fevziu: Pse jeni aksionere tek kjo kompani? Pse i keni dhënë shërbime marketingu?

Kryemadhi: Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në Financial Times. Mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë ortaku i Erion Veliajt.

Fevziu: Këtë e keni hamendje apo informacion?

Kryemadhi: Po patjetër informacion. E dyta , unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.

Një shkrim i botuar disa ditë më parënga "europorter.co", ka zbuluar se Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot me emrin (Partia e Lirisë) ka marrë disa transferta parash nga oligarkë rusë. Në artikull thuhet se në vitin 2017, Monika Kryemadhi, ka marrë disa pagesa nga disa kompani ruse 'offshore'. Kompanitë iu përkasin Vradus Holdings, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Siç përshkruhet në dokumente, paratë janë dhënë me përshkrimin 'dividend për aksionarët' dhe 'shërbimet e marketingut'. Por lajmi u hodh poshtë shumë shpejt pasi u fshi nga burimi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll