Politike

"Institucioni do ketë vlerë po aq sa ka realizime"/ Varhely: Duam bilanc në fushën e pastrimit të parave, të luftohet terrorizmi

Varhelyi deklaroi se SPAK duhet të kyejë detyrën duke kryer sa më shumë konfiskime për persona që kanë kryer krime.

16 Mars 2023, 14:18 Nga A.B
"Institucioni do ketë vlerë po aq sa ka realizime"/ Varhely:
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Ai parashtroi disa kërkesa para të pranishmëve, duke u shprehur se kërkon që të bëhet një bilanc për punën e bërë në fushën e pastrimit të parave dhe të korrupsionit. Po ashtu, Varhelyi tha se edhe SPAK duhet të kyejë detyrën duke kryer sa më shumë konfiskime për persona që kanë kryer krime.

"Kemi kërkuar, ligj pas ligji, sesi Shqipëria duhet të zbatojë legjislacionin e BE. Duhet të kemi rregullat sanitare por duhet të sigurohemi se po punojnë siç duhet. Duhet që rregullat të zbatohen në të njëjtën mënyrë në Shqipëri dhe në BE. Do të ketë një vizion, sesi Shqipëria po e koncepton të ardhmen e saj, e me ç'ritëm po e parashikojmë. Keni parë se parlamenti shqiptar ka rritur aktivitetet, jam i lumtur që kemi një parlament të plotë.

Jam i lumtur të shoh kreun e SPAK në tryezë, duhet të ketë sa më shumë konfiskime për vepra të lidhura me krime dhe me korrupsionin. Na duhet të shohim çështje që shkojnë para drejtësisë.

Pa e vënë në trysni, ky institucion do të ketë vlerë po aq sa ka realizme, shpresojmë që të jetë i suksesshëm po aq sa ka qënë procesi i vlerësimit. Duam bilanc dhe në fushën e pastrimit të parave, na duhet të shohim ndërtim të mëtejshëm, nga institucione që luftojnë terrorizmin, pastrimin e parave dhe krimin."-tha Varhelyi.

oliver varhely

Sondazh

Poll