Politike

Spiropali i përgjigjet ish-kryeministrit: Berisha në FB nxin vendin, faqet tona nuk i ka parë mirë

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se Berisha nga faqja e tij ku nxin Shqipërinë ka kontrolluar faqet e bardha në Facebook të ministreve.

16 Mars 2023, 13:23 Nga I.A
Spiropali i përgjigjet ish-kryeministrit: Berisha në FB nxin vendin,
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me akuzat se nuk mkanë reaguar për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se Berisha nga faqja e tij ku nxin Shqipërinë ka kontrolluar faqet e bardha në Facebook të ministreve. Sipas saj ato kanë reaguar dhe kanë kërkuar që të lirohet sa më shpejt nga burgu. 

“Berisha është lodhur aq shuma nga faqja e tij e zezë dhe tani i hedh sytë në Facebook nga faqet tona të bardha. Por duhet t’i kishte parë mirë sepse ne kemi reaguar me të gjithë forcën që na jepet.  A është sistemi i drejtësisë perfekt? Jo këtë nuk mund themi, por jemi duke i mbajtur duart larg. Bodigardët e krimit dhe pandëshkuesmërisë ishin prokurorët dhe gjykatësit tuaj. Dhe sa i përket ligjit për rolin e Kuvendit për procesin e integrimit, ju kujtoj se përfaqësuesi i BE sot është në Tiranë. Por ju sa më shumë përçahemi aq më shumë nder na bëtë dhe ju uroj që në 14 maj të jeni të bashkuar”, tha Spiropali.

sali berisha elisa spiropali seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll