Politike

Rama batuta me Varhelyin: Komisioneri nuk vjen me buqetë, por me portofol, e hapi me Kolegjin Evropian të Bruzhit

Rama tha se ai nuk vjen me buqetë parimesh por me portofol.

16 Mars 2023, 13:13 Nga f.g
Rama batuta me Varhelyin: Komisioneri nuk vjen me buqetë, por me portofol,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi se një filial i Kolegjit Evropian të Bruzhit do të hapet në Shqipëri. Për këtë, Rama falenderoi Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Rama tha se ai nuk vjen me buqetë parimesh por me portofol.

Edi Rama: Komisioneri nuk vjen me buqetë parimesh por me një portofol që e mban hapur gjithmonë. Kësaj here ka ardhur me hapjen e Kolegjit Evropian të Bruzhit. Po e hap tani edhe në Shqipëri, pasi u propozua prej nesh në Samitin e Tiranës, kjo është dhuratë e bukur dhe e merituar nga Shqipëria për hir të së vërtetës. Shqipëria i ka merituar të gjitha çfarë i keni dhënë. 

(Varhelyi qesh). /Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll