Politike

Burgosja e nënës lehonë, Berisha: Kontrollova FB-të e ministreve, ça nuk kishin postuar me gjerdan e sofra, asnjë fjalë për atë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se ministren kishin postuar çdo gjë që nga gjerdan dhe sofra plotë, por asnjë fjalë për të.

16 Mars 2023, 13:21 Nga I.A
Burgosja e nënës lehonë, Berisha: Kontrollova FB-të e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se duke kontrolluar rrjetet sociale të ministreve nuk ka gjetur asnjë fjalë për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se ministren kishin postuar çdo gjë që nga gjerdan dhe sofra plotë, por asnjë fjalë për të.

"Për herë të parë pardje kontrollova, Facebook i këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë. Ça nuk kishit botuar nga jelekë e gjerdat me sofra poshtë, por asnjë fjalë për atë. Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet të ju verbojë në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll