Politike

'Duam para, nuk e përballojmë dot'/ Rama tregon pse u tërhoq nga pasaportat e arta: Duam ekspertizë për amnistinë dhe kanabisin

Rama tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. 

16 Mars 2023, 13:13 Nga f.g
'Duam para, nuk e përballojmë dot'/ Rama tregon pse u
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë ekonomike nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këto kohë të vështira, Rama tha se vendet e Ballkanit nuk i përballojnë dot vetëm sfidat e mëdha. Rama tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Por Rama sqaroi se e ka pezulluar procesin dhe jo mbyllur përfundimisht.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Kemi folur për konvergjencën ekonomike. BE të bëjë një hap përpara me afrimin. Në aspektin financiar, Ballkani nuk mund të bëjë para me këtë gjendje që është. Dallimi, hendeku është marramendës. BP nuk e përballon dot këtë hendek në kushtet kur jemi të sfiduar kur vendet e mëdha marrin njerëz dhe i paguajnë.

E kemi pezulluar procesin e pasaportave të arta derisa të qartësohet në BE. Ka një çështje në Gjykatën Evropiane. Nuk e shpikëm ne. Nuk e nxjerrim në tavolinë pa vendosur gjykata. Po e miratuan ata, ok. Folëm për amnistinë fiskale, do të vazhdojmë punë me ekspertët. Nuk heqim dorë sepse kjo nuk është gjë e mirë, kemi arsyet tona pse themi se është gjëja e duhur për Shqipërinë. Faleminderit për ekspertizën.Kemi përfunduar procesin  e konsultimeve për kanabisin mjekësor dhe do të vazhdojmë në parlament. /Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll