Politike

Spaho i drejtohet Ballës: Kur nuk është Rama, ti je më i madhi, me ligjërimin je më keq se Elisa

jatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho ka thënë se kur Rama nuk është në Kuvend, Balla është më i madhi, por se ligjërimin e ka më keq se sa Elisa Spiropali. 

16 Mars 2023, 13:09 Nga I.A
Spaho i drejtohet Ballës: Kur nuk është Rama, ti je më
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho ka thënë se kur Rama nuk është në Kuvend, Balla është më i madhi, por se ligjërimin e ka më keq se sa Elisa Spiropali. Po ashtu Spaho ka deklaruar se ligjet në Shqipëri ekzistojnë, por nuk zbatohen. 

"Taulant, kur s’është Rama këtu ti je më i madhi, po aman rregulloje ligjërimin se je më keq se Elisa. Ne sot ligje kemi po nuk janë të zbatuara. Ligj kemi, se s’të lë Edi, po e bërë të shkul veshin ai. Ligj ka edhe për hajdutët që mos marrin fonde buxhetore, por edhe kur ikin në arrati t’i vazhdon ti paguash. Pse? Se s’ka shtet. Ti nuk ke kurajon të vish ti thuash të vërtetën popullit shqiptar, e gënjen se je i paaftë për të thënë të vërteta,” thotë Spaho.

edmond spaho taulant balla seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll