Politike

Arrestimi i Allës, Rama: Të marrë avokat, nuk ofrojmë shërbime avokatie për askënd

Rama tha se Reforma po godet edhe ata që konsideroheshin të paprekshëm, referuar kështu zyrtarëve të vetë PS.

16 Mars 2023, 13:12 Nga f.g
Arrestimi i Allës, Rama: Të marrë avokat, nuk ofrojmë
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Një ditë pasi kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla u prangos nga SPAK për abuzime me një tender me vlerë 3 milionë euro, kryeministri Edi Rama ka përsëritur qendrimin se "PS dhe qeveria nuk ofrojnë shërbime avokatie". Në konferencën e sotme, krah Shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrel, Rama tha se Reforma po godet edhe ata që konsideroheshin të paprekshëm, referuar kështu zyrtarëve të vetë PS.

“Duke folur për Shqipërinë jemi të lumtur të konstatojnë se gjërat kanë shkuar sipas parashikime, nuk kemi asnjë vonesë, reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte domethënëse dhe nuk është fushë me lule ka ferrat dhe gropat e veta por një gjë është e fakt që po ndodh ajo që askush kohë më parë nuk e imagjinonte, SPAK po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo dhe po tregon që koha e të paprekshmëve ka mbaruar dhe nga ana tjetër jam krenar që Shqipëria në rajon është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap. E kemi bërë të qartë që kushdo që kanë punë me drejtësinë të marrë te avokat PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd dhe kjo është një arritje domethënëse për Shqipërinë në një proces ku ne duhet të hymë në një fazë të re me prokurimet publike që sic vlerësohet ka bërë përparime të konsiderueshme”, tha Rama./Dosja.al

 

edi rama lefter alla arrestohet lefter alla

Sondazh

Poll