Politike

Rama në konferencë me Borrell: Gjëja më e mirë që mund të ndodhë në rajon është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë

Rama tha se të dyja vendet duhet të përqafojnë planin evropian. 

16 Mars 2023, 13:03 Nga F.M
Rama në konferencë me Borrell: Gjëja më e mirë që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të finalizojnë marrëveshjen mes tyre që duhet të mbyllet me njohje reciproke. Në fjalën që mbajti në një konferencë të përbashkë me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se të dyja vendet duhet të përqafojnë planin evropian. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Në një proces tejet të vështirë, në një periudhë të shkurtër, sot me mbledhjen për herë të parë të Këshillit Stabilizim Asociimit, jashtë Brukselit, ju na keni dëshmuar respekt dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë. Tanimë është e çelur, e drejtë dhe jo pa vështirësitë e veta. Më vjen mirë që atmosfera e kësaj mbledhjeje është pozitive. Kemi dakortësi të plotë në të gjithë boshtin e marrëdhënies strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por në krye të këtij rajoni ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes e dialogut. E shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Dua të besoj me gjithë zemër që asnjëra palë dhe as tjetra të mos e përqafojnë këtë plan. I është ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave të tjera, një rrugë të rë, një portë e re e të ardhmes. Një mënyrë tjetër për të arritur njohjen reciproke. 

edi rama

Sondazh

Poll