Politike

Çështjet e integrimit Tabaku: Tërhiquni nga pasaportat e arta, këtu nuk funksionojnë institucionet. Balla: Debat shterp e i pavend

Ndërkohë që Balla nga ana tjetër këtë diskutim e ka quajtur so debat shterp si dhe i pavend. Sipas Ballës ne jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtar.

16 Mars 2023, 12:43 Nga I.A
Çështjet e integrimit Tabaku: Tërhiquni nga pasaportat e arta,
Jorida Tabaku dhe Taulant Balla

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa prezantoi në Kuvend, ligjin e ri për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit, tha se ndryshe nga opozita e mëparshme, kjo opozitë është në mbështetje të këtij procesi.Tabaku, nga foltorja e Kuvendit i beri thirrje qeverisë të terhiqet nga nismat e pasaportave të arta pasi janë cilësuar si vija të kuqe nga institucionet e Bashkimit Europian dhe Komisioni Europian. Ndërkohë që Balla nga ana tjetër këtë diskutim e ka quajtur so debat shterp si dhe i pavend. Sipas Ballës ne jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtar.

Tabaku: Ka të paktën 3 herë thirrje për Komisioni Hetimor dhe nuk janë pranuar dhe kjo gjë nxjerr pozicionin e deputetit në hijë. Lë jashtë parlamentin por mbi të gjitha nuk lë opozitën të kërkojë llogari. Opozite nuk është në parlament si një numër por për ta bërë procesin e integrimit më të denjë. Unë kam bërë shpesh thirrje për të bërë një gjithë përfshirje të të rinjve që fatkeqësisht po ikin masivisht. Shqipëria ndryshe nga rajoni është përballur me pengesa të brendshme sesa të jashtme. Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Siç edhe i jep të drejtën këtij institucioni që të lobojë pranë vendeve anëtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Balla: Të dalësh këtu dhe të kritikosh reformat e njëanshme pastaj të lavdërosh drejtësinë e re, mendoj se u duhet një argument më i qartë zonja Tabaku. Se kur rrinit poshtë çadrës për ndalimin e institucioneve, ne rrinim këtu iu prisnim. Reformat nuk mund të bëhen nga një krah i politikës. Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut.

taulant balla jorida tabaku seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll