Politike

Përfaqësuesi i Berishës në KAS: Zhvillimet në PD dihen botërisht, komisioneri po të kishte parë dokumentet dhe të kishte hetuar, do na kishte regjistruar. Bëri gjykatësin dje

Ai shtoi se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me vendimin e marrë, ka luajtur rolin e një gjyqtari. 

16 Mars 2023, 12:25 Nga F.M
Përfaqësuesi i Berishës në KAS: Zhvillimet në PD dihen
Ledio Nuraj

TIRANË- Përfaqësuesi i kryedemokratit Sali Berisha ka parashturar argumentet se përse kërkon që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm në mbledhjen e KAS, Ledio Nuraj tha se vendimi i Apelit nuk mund të hyjë në fuqi në momentin që do të ankimohet, kështu që Berisha është ende kreu i Partisë Demokratike. Ai shtoi se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me vendimin e marrë, ka luajtur rolin e një gjyqtari. 

Pjesë nga fjala e Nurajt:

Kemi depozituar të gjitha dokumentet e nevojshme për tu regjistruar në zgjedhje. Komisioneri diskutoi mbi disa vërtetime dhe autorizime. Mbi këtë ka ngritur të gjithë logjikën e tij dhe nuk ka marrë në konsideratë dhe ka anashkaluar regjistrimin e PD-së. Po t'i referohej dokumentit që ne kishim dorëzuar dhe po të bënte hetimet e tij, do të na kishte regjistruar. Është anëtarësia ajo që vendos për formimin e një partie, të gjithë këto i kemi përmbushur dhe kemi parashtruar të gjitha kërkesat. Jam i detyruar të sqarohem, kjo është një parti politike më e madhja opozitare që ka funksionuar prej 32 vitesh. Vendimet e fundit janë regjistruar në gjykatë dhe nga regjistrimi i fundit deri më sot që ne flasim kanë ndodhur disa zhvillime që janë të njohura botërisht. Janë zhvillime brenda kaudrit ligjor dhe të regjistrueshme. Raportet ligjore të fundit që janë të regjistrueshme janë ato ku janë marrë me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, nga ata kandidatë që kanë marrë dhe vendimet në Kuvendin e 17 korrikut. 

ledio nuraj kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll