Politike

"Paç zemrën e fortë", Petro Koçi thyen "akullin" mes PS dhe Tahirit, e ngushëllon publikisht për humbjen e babait

Koçi ka vendosur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

16 Mars 2023, 12:22 Nga f.g
"Paç zemrën e fortë", Petro Koçi thyen
Petro Koci dhe Saimir Tahiri

TIRANE- Deputeti i qarkut të Fierit, Petro Koçi është emri i parë i Partisë Socialiste që ka vendosur të ngushëllojë publikisht, ish-ministrin Saimir Tahiri, për humbjen nga jeta të babait, Bashkim Tahirit.

Edhe pse Tahiri është në burg dhe asnjë nga ish-kolegët e tij nuk ka shprehur një solidarizim publik, Koçi ka vendosur të thyejë akullin mes ish-ministrit dhe Partisë Socialiste duke zgjedhur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

"Ngushellime Saimir Tahiri per humbjen e babait. Pac zemren e forte!",-shkruan Koçi në Facebook. 

Postimi:

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion./Dosja.al

saimir tahiri vdes bashkim tahiri petro koçi

Sondazh

Poll