Politike

Margariti i përgjigjet Zhupës: Ju e konsideroni opozitarizmin luks, trashginminë e quani plaçkë të vjetër

Gjatë fjalës së saj, në debatin me deputeten demokrate Ina Zhupa, Margariti theksoi se në kohën e tyre ata e quanin trashgimninë plaçkë të vjetër dhe fatkeqësi që të investohet në të. 

16 Mars 2023, 12:16 Nga I.A
Margariti i përgjigjet Zhupës: Ju e konsideroni opozitarizmin
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se opozita e konsioderon opozitarizmin luks dhe jo përgjegjësi. Gjatë fjalës së saj, në debatin me deputeten demokrate Ina Zhupa, Margariti theksoi se në kohën e tyre ata e quanin trashgimninë plaçkë të vjetër dhe fatkeqësi që të investohet në të. 

"Të zhdukim zhurmën e kacavjerrjes. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luks dhe jo përgjegjësi dhe mungesës së një debate bazuar mbi argumente dhe logjikë. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat që mund të bëni lokale e kioska pranë kalave. Përpjekja më e arrirë ishte mungesa e çdo veprimi dhe lënia në harresë. Kjo është merita më e madhe se e kuptuat trashëgiminë kulturore si plaçke të vjetër të hedhur në sënduk dhe e quani fatkeqësi faktin që investohet. Ne e çojmë përpara trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm guri i parë i vënë por çdo shtresëzim i njerëzimit. Nuk mund ta zgjas e të jap shembullin e krijimit të identitetit për ata që identitetin e kanë harruar. S’dua ta përplas më fjalën time në mure e karrige,” tha Margariti.

ina zhupa elva margariti seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll