Politike

Spaho me tone të ashpra, i drejtohet Manjës: Mos u zgërdhi, por liro gruan lehonë

Gjatë fjalës së tij, Spaho ka cituar ligjin, duke thënë se arrestimi i saj është i paligjshëm dhe se Ulsi Manja duhet që ta lirojë atë e jo të qesh në Kuvend 

16 Mars 2023, 12:00 Nga I.A
Spaho me tone të ashpra, i drejtohet Manjës: Mos u zgërdhi, por
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka kërkuar llogari Ministrit të Drejtësisë si dhe të Brendshëm për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së tij, Spaho ka cituar ligjin, duke thënë se arrestimi i saj është i paligjshëm dhe se Ulsi Manja duhet që ta lirojë atë e jo të qesh në Kuvend 

“Ky ministri që zgërdhehet nuk duhet të rrijë këtu, por të shkojë ta lirojë atë grua lehonë. Se ligji e thotë shumë qartë se një nënë që ka një fëmijë pa i mbushur akoma 1 vjeç nuk mund të arrestohet. Ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë duhet të shkojnë dhe ta lirojnë”, tha Spaho

edmond spaho seance plenare 16 mars 2023 ulsi manja

Sondazh

Poll