Politike

"I vjen mirë dhe Edit"/ Berat Buzhala: Top Channel nuk më mori 2 javë në emision pasi fola për kontratën e kompanisë së Kosovës, unë shita shërbimet jo veten... 

Buzhala rrëfen se ka patur një marrëveshje mes tij dhe Top Channel për të marrë pjesë në emisionin e Grida Dumës si analist, me kushtëzimin për të mos dalë në asnjë ekran tjetër.

16 Mars 2023, 11:52 Nga f.g
"I vjen mirë dhe Edit"/ Berat Buzhala: Top Channel nuk më
Berat Buzhala, gazetar

TIRANE- Gazetari dhe botuesi i 'Nacionale', Berat Buzhala ka treguar se pas qëndrimit të tij kundër ndërprerjes së marrëveshjes nga ana e Big Brother Albania me kompaninë e pijeve "Golden Eagle", kompania mediatike Top Channel, ka shkëputur edhe raportin me të. Buzhala rrëfen se ka patur një marrëveshje mes tij dhe Top Channel për të marrë pjesë në emisionin e Grida Dumës si analist, me kushtëzimin për të mos dalë në asnjë ekran tjetër. Ai thotë se marrëveshjen e ka respektuar nga ana e tij, por raporti me "Top" u prish pas qëndrimit zyrtar se veprimi me Golden Eagle ishte një 'veprim i keq'. Më tej sqaron se nga ana e tij mendoi se çështja ishte mbyllur por për 2 javë, ai nuk është ftuar në emisionin e Dumës.

POSTIMI I PLOTE I BERAT BUZHALËS: 

O Allah qysh jane shqiptaret te ndjeshem
E kam pase me Top Channel nje marreveshje per me shku ne emision te Grida. Sigurisht qe e kam respektu edhe kontraten edhe paraqitjen. Marreveshja EKSKLUZIVE ishte bo pas nje insistimi te gjate te tyre.
Para nja dy jave e shkrova nje postim ne FB, qysh Big Brother Albania, qe eshte prodhim i Top’it, ia ka nderpre kontraten Golden Eagle, pijes energjike te Kosoves. Sigurisht qe kete veprim te Top’it ndaj kompanise se Kosoves e quajta veprim te keq.
Nejse, pas postimit tim e pata nje kembim te mesazheve me pergjegjesit e TV’se. E mbrojta qendrimin tim, kurse lirine time te te shprehur kurrsesi nuk e kam lidhe as atehere, e as asnjehere tjeter, me faktin qe une gjithashtu kam bashkepunu me Topin si analist. Pra, une i kam shite sherbimet e mia per emisionin politik, e nuk e kam shite veten.
Une, doren ne zemer, mendova qe me aq u mbyll kjo afere. Mirepo Topi e paska marre personalisht kete far pune. Ne dy javet e fundit nuk me thirren ne debat, kurse une mendojsha qe kjo mosftese po ndodhte rastesisht. Kur cka me pa, mbrame e leshova Topin, e paskan teme Kosoven , kurse pasi shikova me vemendje ne studio e pashe qe une nuk qenkam aty.
Xhizus Faking Krajst
Beri do te vdes i pakuptuar nga shqiptaret. Udheheqesit e Topit eshte deshte me e dite qe paraqitjet e mia aty nuk kane nenkuptu subordinim timin jetesor ndaj kompanise. Nese ja keni ngule ne menyre jomorale dhe joligjore nje kompanie te Kosoves gjithe kam me fole. E shoh veten edhe si nje lloj zedhenesi te kesaj pjeses tone ne Shqiperi.
Nejse, tash i vjen mire edhe Edit , se ne fillim raportet ishin ndryshe./Dosja.al

berat buzhala top channel golden eagle

Sondazh

Poll