Politike

Arrestimi i Diana Bahçjas, Vokshi përplaset me Felajn: Familja ka përjetuar dramë! Drejtuesja e seancës: Kjo s’është fjalë për procedurë

Deputetja e PD-së tha se ligji për dhunën në familje duhet të ishte në rendin e ditës për sot.

16 Mars 2023, 11:41 Nga F.M
Arrestimi i Diana Bahçjas, Vokshi përplaset me Felajn: Familja ka
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi është përplasur me drejtuesen e seancës sot në Kuvend, Ermonela Felaj. E pranishmë në sallë, Vokshi tha se familja e nënës që u arrestua ka përjetuar një dramë, ndërkohë që institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetja e PD-së tha se ligji për dhunën në familje duhet të ishte në rendin e ditës për sot.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Albana Vokshi: Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm.

Ermonela Felaj: S’e ke fjalën për procedurë.

Albana Vokshi: Po boll tani më lër të flas.

Ermonela Felaj: Po cila është kërkesa juaj proceduriale?

Albana Vokshi: Qetësohuni. A ka mundësi?

Ermonela Felaj: Patjetër por dilni te kërkesa.

Albana Vokshi: Nikolla ka sjellë një amendim dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar e të futeshin ndryshimet ligjore.

albana vokshi ermonela felaj seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll