Politike

Zhupa: Ju keni shkatërruar trashgimninë, raporti i BE-së e fakton këtë

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se këtë e ka faktuar dhe një raport i Bashkimit Evropian, i cili e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë.

16 Mars 2023, 11:18 Nga I.A
Zhupa: Ju keni shkatërruar trashgimninë, raporti i BE-së e fakton
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se kjo qeveri po shkatërron trashgimninë kulturore të vendit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se këtë e ka faktuar dhe një raport i Bashkimit Evropian, i cili e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë. Sipas Zhupës kjo qeveri po e shkatërron trashgimninë kulturore të vëndit dhe ka kujtuar këtu shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.   

"Planet e Margaritit për Kulturën i ka të lidhura me konçesion. Nëse ju shkoni në amfiteatrin e Durrësit është një pllakadë që thotë se mbrohet nga shteti. Ndërsa Margariti do që këtë pllakadë ta bëj që mbrohet nga privati. Kjo do ta bvëj këtë që të pasurojë disa privatë, që të shkatërroj disa zona. Mjafton që në Tiranë të shikoni sheshin bosh, gropën në Teatrin Kombëtar. Ministrja përmendi piramidën, atë donte që tu tregonte fëmijëve, ndërsa teatri Kombëtar nuk është i rëndësishëm për të. BE ka një raport për gjendjen e trashgimnisë kulturore, e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë. Pikat e kuqe janë vendosur në vitin 2020 dhe 2021. Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll