Politike

Vokshi: Nëna lehonë duhej të ishte çështja e Kuvendit sot. Spiropali: Kam reaguar dje, nuk prita seancën të bëja politikë

Nga ana tjetër, Ministrja Elisa Spiropali ka thkeksuar se për këtë ngjarje ajo ka reaguar që dje dhe i ka kërkuar gjykatës që të lironte nënën.   

16 Mars 2023, 11:03 Nga I.A
Vokshi: Nëna lehonë duhej të ishte çështja e Kuvendit
Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se burgosja e nënës lehonë duhej që të ishte çështja prioritare e Kuvendit sot. Gjatë fjalës së saj, Vokshi po ashtu ka theksuar se këto janë normale që të ndodhin kur kryeministri i vendit është i dhunshëm. Nga ana tjetër, Ministrja Elisa Spiropali ka thkeksuar se për këtë ngjarje ajo ka reaguar që dje dhe i ka kërkuar gjykatës që të lironte nënën.   

Pjesë nga fjala: 

Vokshi: Ju nuk mund të kaloni në procedurë ngjarjen për burgosjen e nënës lehonë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju. Ua them unë, ajo nënë lehonë është burgosur dhe ka lënë fëmijën 7 ditëshe. Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm

Spiropali: Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Bahçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve

diana bahcja elisa spiropali seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll