Politike

Burgosja e nënës lehonë, Dhurata Çupi: Të ndryshohet rendi i ditës, të bëjmë një seancë me debat. Bushka: Po merren masa

Por nga ana tjetër deputuetja socialiste, Klotilda Bushka ka deklaruar se nuk ka nevojë për seancë me debat, pasi po merren masa.

16 Mars 2023, 10:53 Nga I.A
Burgosja e nënës lehonë, Dhurata Çupi: Të ndryshohet
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend në mënytrë që të debatohej për burgosjen e nënës lehonë. Gjatë fjalës së saj, Çupi ka theksuar se me njerëzit e thjeshtë dhe me hallë drejtësia është e padrejtë. 

“Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme , e rënde, dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë. S’duhet të ketë asnjë seancë tjetër përpos kësaj. Drejtësia është e padrejtë me njerëzit e thjeshtë. Këtu para disa ditësh s’ngeli deptet pa uruar 8 marsin për like dhe sot s’ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare,” tha Çupi.

Por nga ana tjetër deputuetja socialiste, Klotilda Bushka ka deklaruar se nuk ka nevojë për seancë me debat, pasi po merren masa. 

“Është i parashikuar qartësisht se një nënë lehonë s’mund të mbahej me një fëmijë në burg. Se ku ka çaluar çështja i takon organeve të drejtësisë nuk ka nevojë për debat. Gjithsesi jemi në një mendje me ju, këto ngjarje nuk mund të ndodhin. Jemi mbledhur, kemi diskutuar dhe siç kemi vepruar gjithnjë do të bëjmë punën tonë që rastet e tilla mos të përsëriten. Thënë këtë nuk është hera e parë që ne do duhet të veprojmë dhe do të jemi të kujdesshëm. Marsi nisi me vrasjen grave, erdhi  i përgjakur. Dhe ne do të vijojmë të marrim masat përkatëse me çfarë mund të bëjmë më mirë. U bej thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë zgjidhjen e çështjes në fjalë,” thotë Bushka.

klotilda bushka dhurata Çupi seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll