Politike

Açkës i hiqet fjala, Felaj: Unë po respektojë rregulloren, nuk mund ta quani Kuvendin furriqe

Gjatë fjalës së saj, Açka i konsideruar komisionet furriqe, pasi në një ngjarje më parë ku po debatohej për dekomunizimin është ndërprerë audio dhe video.

16 Mars 2023, 10:46 Nga I.A
Açkës i hiqet fjala, Felaj: Unë po respektojë rregulloren,
Flutura Açka

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes deputetes demokrate Flutura Açka dhe kryesueses së Kuvendit Ermonela Felaj. Gjatë fjalës së saj, Açka i konsideruar komisionet furriqe, pasi në një ngjarje më parë ku po debatohej për dekomunizimin është ndërprerë audio dhe video. Ndërkohë që Felaj nga ana tjetër e ka hequr fjalën Açkës dhe i ka kërkuar llogari për epitetin që ajo i vendosi Kuvendit. 

Pjesë nga debati:

Acka: Në syrin tim ka qenë një nga përvojat më të turpshme të këtij parlamenti, një censurë e hapur ndaj këtij komisioni, me të njëjtën egërsi që 47 vite këtë popull e kanë mbajtur me dhunë. Fiks në orën 11 e 30 audio dhe videoja e asaj konferencës ku sot do të bëni retorike politike me komisionerin evropian, nuk punonin. Grupi shkoi në sallën ngjitur, çuditërisht edhe aty nuk kishte as audio as video. Ka ndodhur diçka e shëmtuar në prapaskenë, edhe pse u justifikua se ka pasur defekt teknik. Nuk ka pasur asnjë defekt teknik. Keni keqpërdorur punonjësit që të mbyllin audion dhe videon. Është detyrim që ju të hapni audio dhe video për shqiptarët për një çështje si dekomunistizimi. Një shije të keqe me kanë lene edhe disa kolegët e mi që u bënë dorëzane të kësaj censure të hapur. Ju ndryshe nga ata të 47 viteve, nuk hiqni thonj, nuk i vini vezë të ziera nën sqetull shqiptarëve, nuk i lidhni nëpër birruca, por duke qenë bastardë të tyre. Dikush duhet të më kërkojë falje ne parlament.

Felaj: Teknika ti heqë fjalën zonjës Acka. Ku e gjeni ju kurajën që ta cilësoni Kuvendin furriqe. Jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë. Ju duhet të ishit në konferencën e kryetarëve. Seanca plenare nuk merret me shërbimet e kuvendit.

flutura acka ermonela felaj seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Poll