Ekonomi

Aksionet e Credit Suisse bien në shifra rekord fill pasi investitori kryesor i përjashton nga financimet

Kryetari i SNB-së, Ammar al-Khudairy, tha se ai nuk do të ishte në gjendje të shpenzonte më shumë para për të mbështetur Credit Suisse, pasi huadhënësi i Lindjes së Mesme kishte grumbulluar tashmë 9.9% të aksioneve.

15 Mars 2023, 18:17 Nga k.m.
Aksionet e Credit Suisse bien në shifra rekord fill pasi investitori
Foto ilustruese

ZVICËR- Aksionet e Credit Suisse kanë rënë me më shumë se 20%, duke shënuar nivelet më të ulëta e duke vendosur rekord pasi aksioneri i saj më i madh, Banka Kombëtare Saudite (SNB), tha se nuk do të ishte në gjendje të grumbullonte më shumë para për bankën zvicerane.

Kryetari i SNB-së, Ammar al-Khudairy, tha se ai nuk do të ishte në gjendje të shpenzonte më shumë para për të mbështetur Credit Suisse, pasi huadhënësi i Lindjes së Mesme kishte grumbulluar tashmë 9.9% të aksioneve.

"Epo, ne nuk mundemi... Nuk mundemi sepse do të shkonim mbi 10%,"- i tha ai Reuters në një intervistë. Megjithatë, Khudairy tha se nuk besonte se Credit Suisse do të kishte nevojë për një injeksion të ri kapital.

“Nuk mendoj se do të kenë nevojë për para shtesë; nëse shikoni raportet e tyre, ata janë në rregull. Dhe ata veprojnë nën një regjim të fortë rregullator në Zvicër dhe në vende të tjera,"-tha ai.

Megjithatë, perspektiva e kufizimeve në para nga investitorët e Lindjes së Mesme i tronditi tregjet, duke i çuar aksionet e Credit Suisse në rënie me më shumë se 15%. Investitorët shitën gjithashtu aksionet bankare, pas gositjes që morën nga kolapsi i Silicon Valley Bank. Aksionet në bankat e tjera të mëdha evropiane ranë gjtihashtu pas lajmeve duke përmendur kështu: Société Générale, BNP Paribas, Monte dei Paschi di Siena dhe UniCredit. Këto banka shënuan një rënie prej më shumë se 10%.

Huadhënësi zviceran UBS ra me 5.7% dhe Deutsche Bank i Gjermanisë ra me 8%. Standard Chartered me seli në Mbretërinë e Bashkuar ra 5.8% dhe HSBC pësoi rënie me 4%. Komentet e kryetarit të SNB-së vijnë vetëm disa javë pasi ish-aksioneri kryesor i Credit Suisse, Harris Associates, zbuloi se kishte hedhur rrëzuar aksionet huadhënëse gjatë muajve të fundit. SNB rriti me 9.9% të aksionet e saj në Credit Suisse vjeshtën e kaluar, pasi futi 1.5 miliardë franga zvicerane si huadhënëse duke u bërë pjesë e kapitalit prej 4 miliardë frangash zvicerane, para këto që u mblodhën për të mbështetur planin e rikthimit të Credit Suisse, i cili synon të shkurtojë madhësinë e bankës së saj të investimeve dhe të fokusohet më shumë në menaxhimin e aseteve për klientët e pasur.

Khudairy i tha Reuters se ai e shihte Credit Suisse si një investim oportunist.

"Ne jemi të kënaqur me planin e transformimit që ata kanë paraqitur. Është një bankë shumë e fortë,"- tha kryetari i SNB.

Por deri më tani, Credit Suisse nuk ka pranuar që të bëjë komente./TheGuardian

credit suisse

Sondazh

Poll