VD/ Sot përflitet si rival i Veliajt, sfida e Erebarës në 2019: Nëse e merr sërish ai Bashkinë Tiranë, iki përgjithmonë nga Shqipëria
Thoshte se do të priste biletën e do nisej drejt Italisë.
11 Mars 2023, 21:57Nga F.M
Rudi Erenaba
TIRANË- Rudi Erenaba, kandidati i mundshëm i Partisë Demokratike 'zyrtare' për kryetar bashkie, dikur sfidonte kryebashkiakun Erion Vëliaj. Në vitin 2019, i ftuar në studion e FaxNews, Erebara thoshte se nëse Bashkinë Tiranë do ta merrte sërish në dorë Erion Veliaj, ai do të largohej përgjithmonë nga vendi.
"Fjala vjen larg qoftë, fiton Erion Veliaj Bashkinë e Tiranës, të nesërmen unë pres biletën dhe iki në Itali,"- thoshte Erebara.
Por, siç duket, nuk e ka mbajtur fjalën. Jo vetëm që nuk ka ikur nga Shqipëria, por sot përflitet se do të jetë një kandidat i mundshëm përballë Veliajt. Po këtë sfidë, a do ta humbë Erebara?