11 Mars 2023, 19:13
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që të jgithë qytetarët të ngrihen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën që mbajt në Korçë, Berisha tha se në 8 vite qeveri, Rama ka larguar një të tretën e popullsisë së Shqipërisë. Ai tha se në këtë mënyrë, pas 16 vitesh, nga vendi ynë, do të jetë larguar dhe pjesa tjetër.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo qytetare dhe qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen; kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori se sa këto 8 vite. Kemi 01/3 korçarë më pak seç kishim 8 vite më parë. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve tanë të dashur. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë. Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln. Kalon pra 1/3 e popullisë shqiptare. Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1/3. Le të mendojmë për një moment, nëqoftëse vazhdojmë me këto qëndrime të deritanishme, e kam për të gjithë shqiptarët, nuk e kam për një grup, apo grup tjetër, nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë. Fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ardhur nga ecja në këtë mënyrë, nga indiferenca ndaj të keqes. Sot mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar, të shkundë çdo shqiptar. Të ndryshojmë, pse do rrokullisemi ne, të pakësohemi ne në këtë mënyrë, kur u krijuan të gjitha mundësitë që ne të prosperojmë, të begatohemi që pasuritë përrallore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për ne. Unë besoj se çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar dhe e do këtë vend; duhet të marrë një vendim, të kontribuojë për këtë ndryshim të madh në këto zgjedhje.
sali berisha
Politike
11 Mars 2023, 18:56
F.M
Sali Berisha
KORÇË- Zgjedhjet e 14 majit të këtij viti, sipas kryedemokratit Sali Berisha janë shumë më të rë...
Politike
11 Mars 2023, 18:35
F.M
Rudi Erebara
TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara duket se është emri që Partia Demokratike ‘z...
Politike
11 Mars 2023, 18:22
F.M
Ermal Dredha
VLORË- Një nga emrat që ndodhet në tavolinën e kryeministrit Edi Rama si një zëvendësues i mundshë...
Politike
11 Mars 2023, 17:56
F.M
Dallëndyshe Bici
TIRANË- Dallëndyshe Biçi, drejtoresha e re e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka falenderu...
Politike
11 Mars 2023, 17:41
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka 'shkrirë' së qeshuri qytetarët që takoi në Ku&cced...
Politike
11 Mars 2023, 17:40
F.M
Ilir Meta
KUÇOVË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli këtë të shtunë krah kandidatit të Opozi...
Politike
11 Mars 2023, 17:03
F.M
Deputeti Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qën...
Politike
11 Mars 2023, 16:10
F.M
Arlind Qori
TIRANË- "Lëvizja Bashkë" ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e regjistruar në...
Politike
11 Mars 2023, 14:39
A.B
Indrit Sefa
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit që ta m...
Politike
11 Mars 2023, 14:01
A.B
Dallendyshe Bici
TIRANË- Drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, deklaroi se kjo detyrë është n...