Politike

Ermal Dredha, kandidati i PS për Vlorën…që u zgjodh në Dubai

Dredha prej 20 vitesh është pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe si pjesë e trupit diplomatik është i depolitizuar e me zero kontribute në Partinë Socialiste.

11 Mars 2023, 18:22 Nga F.M
Ermal Dredha, kandidati i PS për Vlorën…që u zgjodh
Ermal Dredha

VLORË- Një nga emrat që ndodhet në tavolinën e kryeministrit Edi Rama si një zëvendësues i mundshëm i kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli është një diplomat. Dosja.al ka mësuar se Ermal Dredha është kandidati potencial, të cili socialistët do t’i besojnë Bashkinë Vlorë në garën e 14 majit.

Vetë drejtuesi politik i Qarkut, Blendi Klosi ka parashtruar katër kriteret që duhet të plotësojë një kandidat, të jetë anëtar dhe me kontribute në Partinë Socialiste, të jetojë dhe punojë në Vlorë si dhe të ketë ide të qarta për të ardhmen dhe zhvillimin e qytetit e rrethinave që përmbledh bashkia.

Dredha, qartazi nuk përmbush kriterin e parë, pasi prej 20 vitesh është pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe si pjesë e trupit diplomatik është i depolitizuar e me zero kontribute në Partinë Socialiste.

Por, Ermal Dredha është ambasador i Shqipërisë në Dubai dhe këtu qëndron ‘kleçka’…

Burime të sigurta treguan për Dosja.al se një eksponent i Partisë Socialiste ka fluturuar drejt Emirateve të Bashkuara, në Dubai ku ka kërkuar mbështetjen për përfaqësuesin e selisë rozë në zgjedhjet lokale. takimet e bisedat kanë qenë të shumta që siç duket kanë sjellë dhe gjetjen e emrit perfekt, Ermal Dredha!

A bëhet fjalë për të njëjtin inkursion politik? A qëndron Dredha pas diskutimeve në tryezat në Dubai?

ermal dredha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll