Politike

U emërua në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bici: Faleminderit kryeministrit që më besoi këtë sfidë të re

Bici shkruan se falenderon edhe të gjithë stafin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për bashkëpunimin shumëvjeçar.

11 Mars 2023, 17:56 Nga F.M
U emërua në krye të Agjencisë Shtetërore të
Dallëndyshe Bici

TIRANË- Dallëndyshe Biçi, drejtoresha e re e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin që i dha në këtë detyrë të re. Në një postim në Facebook, Bici shkruan se falenderon edhe të gjithë stafin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për bashkëpunimin shumëvjeçar.

Postimi: 

Nga sot, më është ngarkuar një detyrë e re, drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Falënderoj Kryeministrin për besimin e kësaj sfide të re, me shumë sfida të tjera brenda saj, si dhe për mbështjejen e tij të paçmuar në të gjitha përballjet kaq vjeçare me paligjshmërinë dhe detyrimit për t’u shërbyer qytetarëve. Dua të falënderoj gjithë stafin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe si gjithmonë të shpreh bindjen time se askush i vetëm nuk bën dot shumë, por së bashku mund të realizojmë gjithë pritshmëritë e qytetarëve tanë.

Bici u prezantua sot zyrtarisht në këtë detyrë. Ajo zëvendësoi Artan Lamen, i cili u largua nga ky post pas dhjetë vitesh, Më herët Bici ka mbajtur detyrën e kryetares së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. 

dallendyshe bici

Sondazh

Poll