Politike

KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ të PD-së që ka vulën

Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

10 Mars 2023, 22:23 Nga F.M
KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ të PD-së
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-së së Partisë Demokratike edhe pse selia blu nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, KQZ njohu Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, por pretendoi se dokumentacioni nuk ishte i plotë, duke i dhënë 24 orë kohë që të depozitonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha sot se nuk ka nevojë që të dorëzojë asnjë dokument.

VENDIM
PËR
EMËRIMIN E ANËTARËVE DHE SEKRETARËVE TË KOMISIONEVE TË ZONAVE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR, TË PROPOZUAR NGA PARTIA DEMOKRATIKE, PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023
Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 7 të Rregullores, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor”, miratuar me vendimin nr. 5, datë 20.11.2020, të Komisionit Rregullator, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
V E N D O S:
1. Emërimin e anëtarët dhe të sekretarëve të KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Demokratike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI

komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll