Politike

Vendimi i KQZ-së, Alibeaj: Nuk do të dërgojmë asnjë dokument shtesë, dorëheqja e Bashës është fakt publik, s'ka njeri që s'e di

Alibeaj tha se fakti që ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen është publik. 

10 Mars 2023, 19:41 Nga F.M
Vendimi i KQZ-së, Alibeaj: Nuk do të dërgojmë asnjë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se nuk ka aspak nevojë që të dorëzojë asnjë dokument ekstra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes që zhvilloi, Alibeaj tha se fakti që ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen është publik. 

Pjesë nga deklarata e dhënë:

Ne do të futemi në zgjedhje. Nuk do të dërgojmë asnjë dokument në KQZ. E kemi bërë me dije dje. Nuk ka i madh dhe i vogël që nuk e di që Basha ka dhënë dorëheqjen. Është një fakt publik ky tashmë. Do të nisim thjesht një sqarim pranë KQZ. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll