10 Mars 2023, 18:29
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar projektin e qeverisë për të shembur godinat 50-vjeçare. Në fjalën që mbajti në Kavajë në prezantimin e kandidatit të tij për 14 majin, Fisnik Qosja, Berisha tha se Rama me këtë projekt ka bërë genocid ndaj shqiptarëve. Kjo pasi, sipas Berishës, janë të paktën mbi 300 mijë banesa në Shqipëri që kanë më shumë se 50 vite që janë ndërtuar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Ne nisim këtë fushatë, betejë elektorale në një moment kritik për vendin. Në një moment që Shqipëria lëngon në një monizëm të plotë, të egër, barbara, në një monizëm që bazohet në krimin, drogën, bazohet në vjedhjen tuaj nga mëngjesi deri në darkë nga sekti më antishqiptar që ka njohur kombi, sekti i rilindjes me në krye Edi Ramën. Në fakt një proces e ka të hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer në tavan dhe këtu është i gjithë problemi, dhe ta kemi të qartë se këtu qëndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal. A nuk është krijim kushtesh për të tmerruar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten të shkatërrosh çdo banesë që do ti, sepse është 50 vjeçare, në një kohë kur të tillë janë mbi 300 mijë banesa në Shqipëri, mbi 200 mijë apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund në botë. Ky akt synon ti tmerrojë shqiptarët, ti largojë nga Shqipëria, të krijojë pasiguri të plotë, ky akt synon të ju grabisë, të ju plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët, për të investuar qeveritarët.
Mora vetëm vendimin e fundit, por ai që deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Ta dini nga unë. Miqtë e mi, një kryeministër nuk firmos kurrë pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë, një kryeministër qëndron besnik i ligjit, qëndron në anën e mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij.
sali berisha
Politike
10 Mars 2023, 18:20
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati i ka konsideruar kandidatë lirie të gjithë emrat e përzgjedhur nga procesi i Primareve. Në...
Politike
10 Mars 2023, 18:11
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të futet në zgjedhjet e 14 majit me &ccedi...
Politike
10 Mars 2023, 18:10
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partisë Demokratike u ka mbijetuar shumë skenareve që kanë dashur ...
Politike
10 Mars 2023, 17:22
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Prej 1 ore ka nisur mbledhja e mbështetësve të Enkelejd Alibeaj. Në takimin e sotëm po marrin pjes&e...
Politike
10 Mars 2023, 17:12
k.m.
Blendi Gonxhe
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka komentuar akside...
Politike
10 Mars 2023, 16:18
F.M
Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell
TIRANË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fq...
Politike
10 Mars 2023, 12:17
a,b
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pak pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Sali Berisha deklaroi se ...
Politike
10 Mars 2023, 11:21
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha...
Politike
9 Mars 2023, 23:45
Pjesë nga diskutimi
Alibeaj: I kam bërë thirrje publikisht Igli Carës dje, sepse e njoh Iglin për kohësh. Për hir t&e...
Politike
9 Mars 2023, 23:45
Ylli Rakipi ka debatuar ashpër me Gazment Bardhin lidhur me faktin se Lulzim Basha vijon të jetë zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike ...