Politike

Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente. Më 14 maj vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë

Kreu i PD-së shton se e gjithë procedura e përzgjedhjes së kandidatëve është bërë në mënyrë transparente. 

10 Mars 2023, 18:20 Nga F.M
Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati i ka konsideruar kandidatë lirie të gjithë emrat e përzgjedhur nga procesi i Primareve. Në fjalën që mbajti në prezantmin e kandidatit Fisnik Qosja në Kavajë, Berisha tha se ai është kandidati i lirisë pasi është përzgjerhur nga vetë qytetarët e demokratët. Kreu i PD-së shton se e gjithë procedura e përzgjedhjes së kandidatëve është bërë në mënyrë transparente. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në këto zgjedhje në vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar, njerëz që i vlerësoj jashtë mase për kontributet. Por kësaj here vij më i çliruar, më krenarë se asnjëherë, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, është kandidati i lirisë, sepse e zgjodhët ju, dhe ju do të firmosni fitoren e tij. Kudo që shkojmë ne kemi dalë para shqiptarëve dhe dalim ballëhapur, sepse me procedura transparente keni emëruar përfaqësuesit, kandidatët për qytetarë të parë. Dhe u garantoj ju, se ky është një hap i madh që kemi bërë ne në hapësirën e lirisë. Na bën ne më të fortë se kurrë. Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e bën përfaqësimin tuaj më të përgjegjshëm se çdo forcë përfaqësimi tjetër dhe kjo është një kusht, rrethanë e fuqishme për fitoren tonë.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll