Politike

Berisha nga Kavaja: Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare që donin ta asgjësonin, i mbijetoi skenarit ogurzi të Ramës

Ai shtoi se kandidatët i kanë zgjedhur demokratët dhe se janë përgjigjia më e duhur kundrejt një organizate kriminale, siç e quan ai qeverinë e kryeministrit Edi Rama. 

10 Mars 2023, 18:10 Nga F.M
Berisha nga Kavaja: Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare që donin ta
Sali Berisha

KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partisë Demokratike u ka mbijetuar shumë skenareve që kanë dashur ta asgjësonin. Në fjalën që mbajti në Kavajë, gjatë prezantimit të kandidatit të tij për zgjedhjet lokale, Berisha tha se Fisnik Qosja është kandidati ilirisë. Ai shtoi se atë emër e kanë zgjedhur demokratët dhe se është përgjigjia më e duhur kundrejt një organizate kriminale, siç e quan ai qeverinë e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dashur demokrate e demokratë të Kavajës, qytetare e qytetarë të Kavajës, kudo që jeni sot, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme, rolin tuaj në demokracinë shqiptare, për dashurinë tuaj për Kavajën për Shqipërinë. I dashur kandidati ynë i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja. I dashur kryetar i PD, të dashur drejtues të PD-së, në qendër dhe rreth, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për punën që bëni. Miq të mi! Ne sot mblidhemi këtu në një kohë kur në pallatet e krimit, të organizatave kriminale, po bëhen projekte ogurzeza, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri, nga zgjedhjet. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetarët e Kavajës dhe do e marrë nga mbarë shqiptarët. Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të, në mënyrë që Shqipëria të boshatisjes nga shqiptarët, që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të mbretëronte, sundonte mafia. Kjo goditje u përballua me një guxim epik nga ju epik nga ju demokratët e demokratet e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ju u ngritët me guxim, të vendosur, si të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besoni, të idealeve që besoni.

sali berisha

Sondazh

Poll